Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë kanë përcjellë me vëmendje situatën e krijuar pas vendimit të Autoritetit të Konkurrencës të Kosovës lidhur me shkeljen e pretenduar të çrregullimit të konkurrencës tregtare nga kompanitë e naftës në Kosovë.
Në një komunikatë për media, dy odat thonë se “koha në të cilën është nxjerrë një vendim i tillë është relativisht e papërshtatshme për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID19, përfshirë këtu edhe pezullimin e punës së gjykatave dhe vonesën e mundshme në trajtimin e padive të ndërmarrjeve të prekura, gjë që cenon të drejtën universale të palëve për gjykim të shpejtë”.
“Në rrethana kur vetë Autoriteti konkludon se ndërmarrjet e hetuara nuk kanë abuzuar me pozitën dominuese në treg, as në formë individuale e as kolektive, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane thërrasin për përmbajtje për sa iu përket pretendimeve që janë objekt i vendimit të Autoritetit të Konkurrencës për shkak të shmangies së dëmeve të mëtejme mbi ndërmarrjet për aq kohë sa gjykatat e Republikës së Kosovës nuk do të nxjerrin aktvendime të plotfuqishme”, është thënë në komunikatën e përbashkët të dy odave.
“Në këtë kontekst dhe duke parë lartësinë e gjobave që u janë shqiptuar ndërmarrjeve nga ana e AKK-së, e që rrezikon edhe mbijetesën e këtyre ndërmarrjeve, por edhe dëmin jomaterial që u është shkaktuar ndërmarrjeve përkatëse, trajtimi i padive në konfliktin administrativ duhet të bëhet me prioritet dhe objektivitet maksimal, duke u ofruar kështu ndërmarrjeve mundësinë e lirimit nga akuzat e pretenduara”, është shkruar në komunikatë.
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...