Google ADS

Oda Federale Ekonomike e Austrisë mbështet zhvillimin e TIK në Kosovë

12:11 | 23 Mars 2017
Arbresh.info

Në kuadër të Forumit Ekonomik kosovaro-austriak, ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci i shoqëruar nga një delegacion i Odës Federale Ekonomike të Austrisë, i prirë nga menaxheri regjional për Evropën Jug-Lindore, Konstantin Bekos kanë vizituar të enjten Innovation Centre Kosova (ICK).

Me këtë rast drejtori Ekzekutiv i ICK-së, Uranik Begu ka njoftuar delegacionin austriak me punën dhe të arriturat e kësaj qendre, duke theksuar se potenciali rinor që ka Kosova ka nevojë për më shumë programe inovative.

Ai tha se kjo qendër shërben si inkubator për idetë e reja për biznes dhe deri tani ka ofruar më shumë se 120 kurse trajnimi. Begu tha se programet e ICK-së mbështeten nga donatorët, ndërsa nënvizoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e ministrit Stavileci.

Nga ana e tij, menaxheri i Odës Federale Ekonomike Austriake, Konstantin  Bekos vlerësoi punën e ICK-së dhe shprehu interesimin e institucionin që drejton për të mbështetur programe të tilla që kanë për qëllim zhvillimin e ideve të reja, veçanërisht në fushën e teknologjisë informative dhe komunikimit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme