Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar letër urime nga drejtori ekzekutiv dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.
Drilon Iseni, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, e ka uruar kryeministrin Kurti për fitoren plebishitare të 14 shkurtit 2021 dhe rikthimin e tij në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Në letrën e urimit, drejtori Iseni ka thënë se Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, në çdo kohë dhe me tërë potencialin institucional do të jetë në dispozicion dhe shërbim të institucioneve të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, duke i uruar kryeministrit Kurti suksese në realizmin e misionit për zhvillimin e vendit, ka thënë se i ka gjithmonë dyert e hapura dhe përkrahjen e duhur të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore./arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030