Oda Ekonomike e Kosovës mirëpret nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Unionit Evropian dhe Republikës së Kosovës dhe e vlerëson si hap të rëndësishëm në rrugëtimin e vendit tonë drejtë anëtarësimit në UE.
OEK vlerëson se nënshkrimi i MSA-së paraqet njërën ndër ngjarjet më të rëndësishme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe e konsideron si kontribut të jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve për të bërit biznes dhe për përshpejtimin eprocese integruese edhe në rrafshin ekonomik.
Me këtë rast OEK thekson se nënshkrimi i MSA-së paraqet edhe një hap të rëndësishëm drejtë stabilitetit politik dhe perspektivës ekonomike dhe krijimin e kushteve të një ekonomie funksionale të tregut, që është përcaktim i strategjik dhe kushtetues i vendit tonë.
Nënshkrimi i MSA-së është gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e konkurenshmërisë së kompanive vendore dhe krijon kushte më të volitshme për pjesëmarrjen e tyre në tregun ndërkombëtar.
MSA është mundësi e madhe të cilën duhet shfrytëzuar për të mirën e qytetarëve të vendit tonë.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...