Oda Ekonomike e Kosovës e shqetësuar me veprimet e KEDS-it ndaj bizneseve

09:17 | 6 Nëntor 2015
Arbresh.info

Oda Ekonomike e Kosovës, përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësimin e saj rreth disa veprimeve të KEDS-it ndaj bizneseve në Kosovë duke kundërshtuar ndër të tjera tarifat dimërore për kompanitë prodhuese.

Lexoni të plotë komunikatën:

Oda Ekonomike e Kosovës si asociacioni më i madh i komunitetit  të biznesit në Kosovë, në emër të anëtarësisë  shpreh shqetësime për disa veprime të cilat i ndërmerr KEDS-i.

OEK angazhohet kundër tarifave dimërore për kompanitë prodhuese, pasi që një gjë e tillë paraqet ngarkesë të rëndë për prodhuesit vendor dhe rëndon pozitën edhe ashtu të pavolitshme të tyre.

Ka edhe disa nga veprimet tjera të cilat shkaktojnë shqetësimin e komunitetit të biznesit.

Ne konsiderojmë se KEDS me prioritet duhet të merret me çështjet

–              Duhet shikuar çështjet e maksografëve pasi që konsiderojmë se ajo është mënyrë e dëmtimit flagrant dhe të panevojshëm të konsumatorëve nga bizneset vendore dhe në këtë drejtim angazhohemi për aplikimin e praktikave më të mira evropiane,

–              Është e pa pranueshme kërkesa që me ndryshimin e rregulloreve të kërkohet që pajisjet e trafove të cilat më herët janë pranuar nga KEK-u, gjegjësisht Distribucioni i KEK-ut të ndërrohen në tërësi, pasi që pajisjet aktuale i plotësojnë të gjitha kriteret e nevojshme tekniko teknologjike dhe ligjore,

–              Gjithashtu OEK angazhohet kundër tarifave shumë të larta për pranimin e fuqisë hargjuese të pajisjeve në kompanitë prodhueseve dhe shërbyese,

–              Përfaqësuesit e kompanive vendore akuzojnë KEDS-in se po manipulon me deklarata se kinse KEK-u ka kërkuar që asetet private të bartën në pronësi të KEDS-it,

–              Për komunitetit i biznesit është e papranueshme që asetet me forcë më të madhe se 10 KË, të cilat i blejnë dhe sigurojnë kompanitë të bartën në pronë të KEDS-it, posaçërisht duke pas parasysh se në krahasim me KEK-un si kompani në pronësi të vendit, KEDS-i është kompani private e cila në këtë mënyrë, pa investime vetanake po e rritë kapitalin e vet.

Komuniteti i biznesit ditëve në vijim këto dhe kërkesat tjera do ti parashtron para institucioneve relevante të Republikës së Kosovës dhe do të kërkon respektimin e dispozitave ligjore dhe marrëveshjes së privatizimit të KEDS-it dhe do të angazhophet fuqishëm në parandalimin e keqpërdorimit nga ana e KEDS-it./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme