Google ADS

Oda Ekonomike e Kosovës dhe ajo e Serbisë organizojnë takim në Vjenë

13:28 | 15 Qershor 2015
Arbresh.info

Organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike e Serbisë dhe e përkrahur nga Oda Ekonomike Evropiane dhe Oda Ekonomike e Austrisë, ditën e martë më 16 Qershor në Vjenë mbahet takimi i kryetarëve të Odave Ekonomike të rajonit në kuadër të përgatitjeve për takimin e Vjenës në nivelim më të lartë i cili do të mbahet më 27 gusht dhe do t’i kushtohet Ballkanin Perëndimor.

Në takim do të bisedohet lidhur me krijimin e kushteve sa më të mira për bashkëpunim në mes të subjekteve ekonomike në vendet e regjionit veç e veç dhe regjionit në tërësi  dhe të arrihet deri të një plan akcional të aktiviteteve të përbashkëta të vendeve të regjionit, ka deklaruar kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu.

Ai ka theksuar se ky takim do të jetë edhe një kontribut konkret procesit të Berlinit të udhëhequr nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në takim marrin pjesë kryetarët e Odave Ekonomike të rajonit si dhe përfaqësuesit Odës Ekonomike të Austrisë, Gjermanisë dhe në rolin e mysafirit të veçantë kryetari i Odës Ekonomike të Turqisë./arbresh.info.

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme