Sot në kuadër të punimeve të Asamblesë së 118-të me radhë të EUROCHAMBRES, që po mbahet në Luksemburg, Oda Ekonomike e Kosovës, është bërë anëtari më i ri,përkatësisht anëtari i 46-të,në asociacionin më të madh evropian të Odave Ekonomike – EUROCHAMBRES.
Ky anëtarësim, që paraqt njohjen me të rëndësishme ndërkombëtare për komunitetin e biznesit dhe sektorin privat të Kosovës, vjen pas një evokimi të gjatë dhe sfidues të Menaxhmentit të Odës Ekonomike të Kosovës, në bashkëpunim me Odat mike nga Gjermania, Turqia, Austria, Kroacia dhe shumë partnerë tjerë nga regjioni dhe Bashkimi Evropian, si dhe është rezultat edhe dialogut dhe marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Anëtarësimi në EUROCHAMBRES ka rëndësi shumëdimensionale, në rradhë të parë ekonomike, pasi që ka efekte të drejtpërdrejt në integrimin ekonomik të vendit, përkatësisht plotësimin e kritereve ekonomike për anëtarësim në BE, përmes avancimit të bashkëpunimit rajonal, ngritjes se kapaciteteve t bizneseve kosovare dhe partneritetit strategjikë biznesor me vendet tjera anëtare të këtij asociacioni. Në anën tjetër anëtarësimi vjen në një fazë të rëndësishme të njohjes ndërkombëtare të Republikës të Kosovës, jo vetëm në organizatat politike, por edhe në ato ekonomike, të sportit dhe sidomos tani me procesin e anëtarësimit në UNESCO.
Vlen të theksohet që për anëtarësimin e Odës Ekonomike të Kosovës në EUROCHAMBRES, votuan edhe shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur Kosovën, e në anën tjetër ka pas abstenim nga Serbia dhe Rusia.
Oda Ekonomike e Kosovës shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë përkrahësit e këtij procesi të anëtarësimit, veçanërisht 15, 000 anëtarët e vet nga komuniteti i biznesit në vend. Oda Ekonomike e Kosovës do të vazhdojë të jetë zë fuqishëm i sektorit privat në Kosovë, përmes angazhimit në vend në drejtim të përmirësimit të politikave dhe kushteve për biznes dhe aktiviteteve tjera ndërkombëtare që mundësojnë gjetjen e tregjeve të reja dhe mundësive për investime.
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...