Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, vlerëson se krijimi i një mjedisi të favorshëm i cili do të garantonte besueshmërinë e transaksioneve elektronike shërben si parakusht për zhvillimin e ekonomisë dixhitale.
Ligji për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike përveç se do t’i kontribuonte zhvillimit të ekonomisë dixhitale, gjithashtu do të zvogëlonte barrën administrative për transaksione elektronike me palë, rriste efikasitetin e proceseve të biznesit duke reduktuar në mënyrë të ndjeshme kostot, ndërsa bashkë me rritjen e sigurisë në transaksionet elektronike do t’u ofronte bizneseve një bazë më të madhe të konsumatorëve.
Në këtë aspekt, Komiteti i Ekonomisë Dixhitale i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë ka argumentuar përgjatë viteve të shkuara nevojën e hartimit të kornizës së duhur ligjore. Qeveria e Kosovës ka aprovuar në korrik të vitit 2019, Projektligjin për Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara në Transaksionet Elektronike, megjithatë për shkak të zhvillimeve politike, Projektligji nuk ka mundur të procedohet në Kuvend dhe të marrë aprovimin e deputetëve.
Kufizimi i aktiviteteve dhe shmangia e kontakteve fizike pas shpërthimit të pandemisë COVID-19, ka nxitur bizneset që të transformojnë operacionet e tyre duke shfrytëzuar përparësitë e teknologjisë dixhitale, megjithatë bizneset kosovare janë të kufizuara në këtë aspekt për shkak të mungesës së një legjislacioni që do të lejonte realizimin e transaksioneve elektronike, përfshirë këtu edhe pagesën e tyre, por edhe çfarë është më e rëndësishmja njohjen nga ana e institucioneve tatimore në vend.
Për rikujtim, edhe Administrata Tatimore e Kosovës edhe Dogana e Kosovës, si edhe shumë organe të tjera qeverisëse të nivelit qendror dhe komunal gjenerojnë dokumente elektronike dhe funksionojnë sipas sistemit pa letër.
Në këtë aspekt, marrë parasysh rëndësinë dhe nevojën e këtij ligji për operimet dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të të gjitha ndërmarrjeve në vend, me theks të veçantë të atyre nga sektori i teknologjisë së informacionit, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë i kërkon Qeverisë së Kosovës, respektivisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që të konsiderojnë me prioritet aprovimin e këtij Projektligji.
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...