Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) mbajti konferencën e parë për media, ku u prezantuan arsyet e themelimit, funksionimin dhe objektivat e Odës.
Kryetari i OAK, Skënder Krasniqi theksoi se Oda është një fryt i një analize të gjatë dhe të hollësishme të një grupi të afaristëve, të cilët duke parë ngecje të mëdha në fushën e të bërit biznes janë bashkuar për t’i dhënë një kahje më pozitive fushës më të rëndësishme në vend.
Ai shtoi se duke marrë parasysh problemet me të cilat ballafaqohen bizneset që nga çlirimi , konsideron se Kosova ka nevojë të ketë një Odë të ngjashme me shtetet anëtare të BE-së.
Sipas Krasniqit, nga sot OAK hap dyert për bizneset, në mënyrë që të jetë sa më afër tyre për vështirësitë që i kanë.
Themelimi I OAK, sipas tij, është një mundësi e re për afaristët që të kenë bashkëpunim të sinqertë me institucionet dhe të tjerët në fushën e legjislacionit, për të reaguar për problemet e shumta që afaristët po ballafaqohen çdo ditë.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç