Në mbledhjen urgjente të realizuar nga bordi i Odës së Afarizmit të Kosovës unanimisht u kërkua ripërsëritja e kërkesës së e bërë para dy ditëve për marrjen e masave urgjente mbrojtëse për efektet që mund të shkaktohen nga virusi COVIT-19, duke marrë parasysh zgjerimin e shpejtë që është duke ndodhur në vendet e rajonit.
OAK thotë se përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë së Kosovës për masat mbrojtëse dhe kërkon që të ketë masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.
“Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e mëhershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive. Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të merr masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjendet mënyra e kompensimit të tyre”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse