Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, takoi sot ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connel, të cilit i uroi mirëseardhje dhe punë të mbarë në Kosovë.
Gjithashtu ajo shprehu kënaqësinë që njerëzit që njohin Kosovën dhe sfidat e saj kthehen në cilësinë e ambasadorëve të vendeve mike për të thelluar më tej marrëdhëniet ndërshtetërore.
Ministrja Bajrami vuri në pah se agjenda e Qeverisë së Kosovës është agjendë ekonomike me qëllim të përmirësimit të klimës së biznesit dhe për t’i mbështetur bizneset në krijimin e vendeve të reja të punës, për të rinjtë që çdo vit hyjnë në tregun e punës. Ne jemi të bindur se një rritje e qëndrueshme ekonomike mund të gjenerohet nga biznesi privat dhe jo nga administrata shtetërore, theksoi ajo. Ministrja e informoi ambasadorin britanik për aktivitetet që po i zhvillon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në përkrahje të bizneseve, përfshirë ndryshimet në politikat fiskale.
Ambasadori O’Connel konfirmoi mbështetjen e Britanisë së Madhe në përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investitorëve britanikë për të investuar në Kosovë.
Ministrja Bajrami dhe z. O’Connel, gjithashtu diskutuan për zotimet e ministrisë në përgatitjen e implementimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, negociatave për shërbime në CEFTA, riaktivizimin e Këshillit Nacional për Zhvillim Ekonomik si dhe përgatitjen për aplikim në Bankën Botërore të Tregtisë./arbresh.info/
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...