Kosova si anëtare nënshkruese e CEFTA-së, i cili e bënë pjesë të një tregu të përbashkët në të cilin është anëtare dhe Maqedonia, në kuadër të kësaj marrëveshje, përveç tjerash vendet nënshkruese nuk do të duhej të përdornin barrierat jo tarifore për të bllokuar qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve.
Mirëpo, Oda e Afarizmit të Kosovës, konsideron se, sa i përket Maqedonisë ajo përherë ka aplikuar forma të ndryshme të barrierave jo tarifore për të penguar çdo tentim eksporti të mallrave nga Kosova për në Maqedoni, në rastin konkret bëhet fjalë për pengesën që i bënë prodhimeve me prejardhje shtazore duke mos e dërguar inspektoratin ose duke mos i licencuar kompanitë Kosovare të eksportojnë në Maqedoni derisa në anën e kundërt ka me dhjetëra kompani Maqedonase të licencuara për eksport të po këtyre prodhimeve për në Kosovë.
“ Edhe pse disa kompani nga Kosova kanë bërë kërkesë me 2 Mars 2017 për licencim, që nga atëherë agjencia përkatëse e Maqedonisë nuk ka bërë kurrfarë reagimi”, thotë Oda e Afarizmit të Kosovës në një komunikatë për media.
OAK ju ka shkruar të gjitha Insitucioneve vendore me qëllim që të përdorin çdo mjet ligjor që të realizohet e drejta e bizneseve Kosovare që të dalin me produktet e tyre në tregun Maqedonas.
OAK mendon se ka ardhur momenti kur Kosova duhet të mbroj tregun e vetë dhe të merr masa adekuate reciproke ndaj Maqedonisë dhe të gjitha shteteve tjera që krijojnë barriera për biznesin e Kosovës.
OAK thotë se do të bëjë publike të gjitha pengesat që po u bëhen prodhuesve nga vendet fqinje dhe neglizhencën që po e ka Qeveria në mbrojtjen e interesit të tyre.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...