OAK kërkon urgjent nga qeveria qe të sigurojë një fond për mbrojtjen e bizneseve

11:57 | 10 Mars 2020
Arbresh.info

Oda e Afarizmit të Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarr masat e nevojshme duke siguruar një fond të veçantë për mbrojtjen e bizneseve në rast se koronavirusi do të krijojë një gjendje paniku siç është duke ndodhur në shumë vende të botës.

Sipas OAK, ky fond do të duhej për mbrojtjen e bizneseve në rast të vështirësive të paparashikuara që mund t’i kenë për pagesat e pagave për punëtorët, tatimeve dhe kredive.

“Depërtimi me shpejtësi të madhe i këtij virusi ka shkaktuar shumë panik dhe ka bërë që shumë shtete të mbyllin kujtë dhe të shkaktohen miliona humbje të bizneseve që operojnë. Një gjë e tillë në vendin tonë do të ishte edhe më e dukshme bazuar në faktin se varemi 90% nga produktet e importit”, thuhet në komunikatën e OAK.

Krahas masave të menjëhershme në aspektin shëndetësor, OAK bënë thirrje që të merret parasysh edhe faktori ekonomik, ku në rast të një mobilizimi të tillë, do të ketë pasoja shumë të mëdha në ekonomi, efekte të cilat do të kenë pasoja të mëdha zinxhirë për një periudhë më afatgjatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme