Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga Qeveria që që Fondi i Garancisë Kreditore si pjesë e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike të jetë së paku 300 milionë euro.
Në shkresën drejtuar kryeministrit, Avdullah Hoti dhe ministrive thuhet se bizneset ndodhen në vështirësi të rëndë financiare, shkruan arbresh.info.
“Kjo kërkese vie si rrjedhojë e analizave që ne si OAK kemi bërë dhe takimet e shumta me bizneset që ne përfaqësojmë. Si rezultat i kësaj ne kemi arritur në konkluzion se një fond nën shumën prej 300 milionë euro nuk do të ndihmonte bizneset mjaftueshëm për gjendjen e rëndë në të cilën jemi. Si pasojë e mosgjenerimit të të hyrave dhe vonesat në ekzekutimin e Pakos Fiskale Emergjente dhe miratimit të pakos së rimëkëmbjes, kanë shkaktuar që shumë biznese të ndodhen në vështirësi të rëndë financiare, andaj, garantimi i kredive nga ana e shtetit, me një grace periudhë së paku 2 vite dhe afat 10 vjeçar të kthimit, do të ndihmonte ato që biznesi të ruajë stabilitetin, fleksibilitetin dhe rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë”, thuhet në letrën e OAK-së.
OAK gjithashtu ka thënë se garantimi i kredive në masën 80 deri 100 për qind do të rritë edhe fleksibilitetin e bankave për të dhënë kredi të cilat i kanë ndaluar me fillimin e pandemisë si dhe do të rritë besueshmërinë e afaristëve për të rritë investimin i cili është aq shumë i nevojshëm për gjendjen në të cilën jemi./arbresh.info/
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...