Agjencia Kosovare e Privatizimit në shitjen përmes likuidimit të 30-të, të mërkurën nxori në shitje 59 asete, prej tyre 28 asete nuk pati oferta fare, ndërsa numri total i ofertave të pranuara ishte 88.
Shuma totale e pranuar nga ofertuesit më të lartë ishte 3 milionë e 986 mijë e 159 euro. Oferta më e lartë në këtë valë ishte L78 për asetin Morava e Binçes, toka në Gjilan në vlerë prej 1 milion euro.
Në këtë valë është privatizuar edhe zyra e Jugobankës në Mitrovicë në vlerë prej 50 mijë e 690 euro.
Oferta më e lirë ishte për asetin numër 16, tokë në Klinë në sipërfaqe prej rreth tre hektarë, në vlerë 6 mijë e 200 euro nga ofertuesi L10.
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...