Qeveria e Kosovës ende nuk e ka realizuar premtimin e dhënë për ulje të normës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar. Ata kishin premtuar se nga 1 korriku i këtij viti, Tatimi mbi Vlerën e Shtuar për produktet bazë të konsumit do të shënojë ulje nga 16 për qind sa është aktualisht, në 8 për qind. Ndërkohë, gjatë javës së kaluar mediet kishin raportuar se ka filluar zbatimi i normës së ulur të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, shkruan sot Zëri.
Por, nga Ministria e Financave thonë se ky ligj ende nuk është miratuar. “Ligji është dorëzuar në Kuvend dhe hyn në fuqi pas aprovimit nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigjet e Zyrës për Informim të kësaj Ministrie.
Në një prononcim Nahit Sharku, nga Administrata Tatimore e Kosovës, kishte deklaruar se ligji duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. “Nëse të gjitha procedurat ligjore shkojnë ashtu siç ka parashikuar Qeveria, atëherë ky ligj duhet të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti”, kishte deklaruar Sharku.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...