Qeveria në krye me Albin Kurtin, që duke qenë në opozitë vazhdimisht kritikoi ndërtimin e termocentralit “Kosova e re”, ka bërë që kompania Contour Globalit të tërhiqet nga projekti “Kosova e re”.
Kështu vlerëson analisti politik, Gazmir Raci, derisa shton se askush nuk duhet t’i gëzohet largimit të investitorëve amerikan.
“Është jetike për Kosovën prezenca amerikane në sektorin e sigurisë, ekonomisë dhe sektorë tjerë. Ata janë aleati ynë kryesor dhe partneriteti strategjik duhet të ushqehet me çdo veprim tonin. Ai duhet të jetë i përjetshëm. Lajmi për tërheqjen e Contour Globalit nga projekti “Kosova e re” nuk është lajm i mirë për vendin, zhvillimin ekonomik, por edhe për stabilitetin energjetik të vendit”, është shprehur Raci për arbresh.info.
Ai konsideron se arsyeja kryesore e kësaj tërheqje ka të bëjë me faktin që zyrtarët ma të lartë të kësaj qeverie momentale, në të kaluarën ishin kundërshtuesit më të mëdhenj të këtij projekti.
“Dhe, se kompania në fjalë nuk mund ta rrezikojë historikun e saj, në një kontekst te ri politik në vend duke pasur parasysh se projekti do të anulohej nga kjo qeveri”, deklaron Raci.
Për më tepër, sipas tij, mos realizimi i këtij projekti, Kosovën vazhdon do ta dëmtoj në aspektin e zhvillimit ekonomiko-social, rritjen e investimeve të huaja si dhe e bënë Kosovën jo konkurrente në tregun energjetik të Ballkanit dhe më gjerë.
Kompania Contour Global ka bërë të ditur se është tërhequr nga ky investim.
“Projekti Kosova e Re nuk mund të ecë përpara. Situata politike në Kosovë që nga korriku, formimi i një qeverie të udhëhequr nga një kryeministër që e kundërshtoi publikisht projektin dhe mosveprimi i qeverisë e kanë bërë të pamundur që projekti t’i përmbushë detyrimet e kërkuara”, thuhet në një njoftim për media nga Contour Global./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...