Ali Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se ka shumë projekte rrugore, ndërsa një zonë e tërë e Dukagjinit ka mbetë pa investime në infrastrukturë rrugore.
“Kontributet e zhvillimit ekonomik të këtij vendi ndikohen shumë nga zhvillimi i bizneseve në Dukagjin”, është shprehur Berisha, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, autostrada e Dukagjinit është e rëndësishme për zhvillim ekonomik dhe ndërlidhje me korridoret tjera, Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.
“Zgjerimi i rrugës ekzistuese nuk është zgjidhje. Në qoftë se investohet në zgjerim nuk është projekt që do të qëndrojë. Mos të investohet në zgjerim dhe pastaj të lind nevoja prapë për një autostradë. Zgjerimi ekzistues kalon nëpër qytete dhe rrezikshmëria është shumë herë më e madhe se sa ndërtimi i një autostrade, pra për siguri dhe qëndrueshmëri. Nuk duhet që ndërrimet politike të sjellin projektet në pikën zero”, është shprehur Berisha.
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK) kanë publikuar raportin “Rruga e Dukagjinit, autostradë apo zgjerim i rrugës ekzistuese”./arbresh.info/
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...