Norma e papunësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ra në nivelin më të ulët në pesë dekadat e fundit prej 3.5 për qind në muajin shtator, ndërkohë që tregu i punës po tregon rritje të fortë, çka sugjeron se ekonomia mund të shmangë rrezikun e recesionit pavarësisht luftës tregtare që po godet prodhimtarinë.
Megjithatë, raporti mujor i Departamentit të Punës vuri në dukje rreziqe ndaj ekonomisë, që ndodhet në periudhën më të gjatë të rritjes në historik.
Rritja e pagave ngeci dhe punësimi në manifakturë ra për të parën herë në gjashtë muaj. Raporti erdhi pas disa të dhënave të dobëta ekonomike, përfshirë rënien e aktivitetit të manifakturës në nivelin më të ulët në dhjetë vite dhe ngadalësimin e shërbimeve me normën më të shpejtë në tre vite.
Këto shtuan shqetësimet se ekonomisë po i afron recesioni. Rënia e normës së papunësisë nga 3.7 për qind që qëndronte në muajin gusht, e çoi treguesin në nivelin më të ulët që prej muajit dhjetor të 1969-së. Tregut të punës i’u bashkuan 136 mijë persona në muajin shtator.
Rritja për muajin shtator ishte poshtë mesatares mujore të vitit prej 161 mijë, megjithatë, sipër 100 mijë punëtorë që duhen çdo muaj për të ruajtur rritjen në popullsinë në moshë pune.
Ndërkohë që lufta tregtare 15-mujore e administratës së Donald Trumpit me Kinën po ndikon te ekonomia, fuqizimi i tregut të punës përbën një mbrojtës kundër ngadalësimit ekonomik. Lufta tregtare ka ndikuar te besimi i bizneseve, rënia e investimeve dhe prodhimtarisë. /Telegrafi/
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë
Shkup, arrestime e reagime pas një incidenti me flamurin maq...
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...