Kompania kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO ka kërkuar sqarime nga Zyra e Rregullatorit për Energji se si të operojnë pas vendimit të Gjykatës që ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e rrymës të shtyhet.
“KESCO njofton konsumatorët se ka pranuar të premtën në mbrëmje nga ZRRE vendimin për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRRE-së për Tarifat e Energjisë Elektrike të marrë më 8 shkurt 2022. Por, ky vendim që është dërguar nga rregullatori ka paqartësi se si duhet të veprojmë ne si operatorë. Për të shmangur keqkuptimet të cilat potencialisht mund të prekin konsumatorët, ne kemi kërkuar sqarime nga ZRRE”, thuhet në njoftim.
KESCO thotë se “sapo të marrim një përgjigje dhe sqarim nga rregullatori se si të veprojmë, ne do të ndjekim udhëzimet në tërësi”.
“Pavarësisht nga zhvillimi në këtë proces që ka ardhur si rezultat i vendimit të fundit të gjykatës dhe udhëzimeve të pritshme që do të marrim si operator nga ZRRE-ja, dëshirojmë t’i sigurojmë konsumatorët që nuk do të dëmtohen në asnjë rrethanë”, thuhet në njoftim.
“Çdo proces, i cili do të bazohet tërësisht në udhëzimet e ZRRE-së, do të jetë transparent dhe do t’iu shpjegohet në detaje konsumatorëve”, thotë KESCO.
Kjo kompani thotë se “ka qenë gjithmonë në anën e konsumatorëve”.
“Kjo është dëshmuar në praktikë edhe kohët e fundit, kur vullnetarisht kishim zgjeruar pragun e shpenzimeve, në mënyrë që sa më pak konsumatorë të prekeshin nga tarifat e reja gjatë muajit shkurt, duke mbuluar vet shpenzimet mbi prag për një pjesë të tyre”, thuhet në njoftimin e KESCO.
Në bazë të vendimeve të organeve kompetente, KESCO thotë se “ne si kompani ekzekutive do të veprojmë me përgjegjësi ashtu siç kemi vepruar në çdo rrethanë”.
“Ne mbetemi të përkushtuar për të bërë më të mirën për klientët, edhe në këtë kohë të vështirë”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...