Ministri i Financave Avdullah Hoti, në cilësinë e Kryetarit të Bordit të Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës, sot konfirmoi se Njësia për Inteligjencë Financiare e Republikës së Kosovës është anëtarësuar në Egmont Group.
Sipas ministrit Hoti anëtarësimi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës në Egmont Group është një arritje e madhe për vendin në rrugëtimin drejt anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë.
“Anëtarësimi i Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës në Egmont Group, është bërë sot në takimin vjetor të kësaj organizate në Doha të Katarit. Egmond Group është rrjeti i Njësive të Inteligjencës Financiare në botë. Në Egrmond Gropu bëjnë pjesë 152 shtete. Nga sot, kjo organizatë ka 153 shtete anëtare”, shtoi ministri Hoti.
Sipas ministrit Avdullah Hoti Njësisë së Inteligjencës Financiare të Kosovës është institucion shumë i rëndësishëm në kuadër të Ministrisë së Financave, që është përgjegjës për kërkimin, marrjen, analizimin dhe shpërndarjen tek autoritet kompetente të informacionit në lidhje me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.
Ministri Avdullah Hoti theksoi se “se ky anëtarësim do të kontribuojë në luftimin dhe parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit, dhe kjo është e rëndësishme për Kosovën si shtet i ri për të dhënë kontributin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Njësia e Inteligjencës Financiare të Kosovës pati dorëzuar aplikimin për anëtarësim në gusht të vitit 2013. Në cilësinë e Kryetarit të Bordit, shpreh kënaqësinë që sot Kosova u bë anëtare me të drejta të plota. Në procesin e vlerësimit të dosjes nga Egmont Group u desh të behën ndryshime strukturore dhe përmirësime ligjore”, shtoi ministri Hoti.
Fermerët francezë në protesta mbi marrëveshjen tregtare BE-M...
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...