Është përmbyllur fushata sensibilizuese “Një kafe si flutur” e cila kishte për qëllim mbështetjen e institucioneve shëndetësore në luftën kundër COVID-19, dhe shpërndarjen e informatave dhe këshillave rreth pandemisë. Për një muaj fushatë, janë mbledhur 10 mijë e 274 euro dhe në koordinimin me Ministrinë e Shëndetësisë do të identifikohen nevojat e institucioneve shëndetësore dhe do të vazhdohet me ndihmën.
Aksioni për Nëna dhe Fëmijë njofton se kjo fushatë u inicua për t’i dalë më mbështetje institucioneve shëndetësore në Kosovë kur po përballen me pandeminë.
“NJË KAFE SI FLUTUR mblodhi fonde në tri mënyra: online përmes GlobalGiving, me transfere bankare ne llogarinë bankare të AMC-së, dhe me dërgimin e SMS-ve në numrin 55049 përmes operatorit Vala. Për një muaj fushatë, gjithsej 10274 Euro u mbledhën nga GlobalGiving – 6677 dollarë, Transfere bankare – 1300 Euro dhe SMS ne Vala – 2826 Euro. Në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, ne do t’i identifikojmë nevojat momentale të institucioneve shëndetësore dhe menjëherë të vazhdojmë me prokurimin e atyre materialeve apo pajisjeve mjekësore”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se të gjithë donatorët do të kenë qasje në informatat si, dhe ku janë shpenzuar fondet e mbledhura, gjithashtu dorëzimin e materialeve, përmes rrjeteve sociale.
Fushata kishte dy objektiva kryesore, ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pajisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19 dhe shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngritët vetëdija për ndalim të përhapjes së COVID-19.
Raportohet për një valixhe të dyshimtë në Ferizaj, policia j...
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...