Aktualisht në Kosovë ekzistojnë paga të ndryshme për pozitat e njëjta. Ligji për Pagat që synon nivelizimin e të ardhurave mujore ose siç njihet “pagë e njëjtë për punë të njëjtë” pritet që të procedohet në Qeveri dhe Kuvend në fillim të vitit 2018. Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Vitin e kaluar Qeveria Mustafa kishte miratuar Projektligjin për Pagat, i cili parasheh nivelizimin e pagave për të gjithë punonjësit publikë të cilët kryejnë punë të njëjtë ose të ngjashme. Por, edhe pse Ligji për Pagat kishte kaluar në Qeveri, ai nuk u procedua kurrë në Kuvend. Kjo ndodhi pasi zyra e BE-së në Kosovë kishte kërkuar që Projektligji për Pagat të procedohet në Kuvend në pako me Ligjin për shërbimin civil dhe Ligjin për organizimin e administratës publike.
Pas një viti, Ministri Mahir Yagcilar thotë se Ligji për Pagat do të procedohet në pako me Ligjin për organizimin e Administratës Publike dhe Ligjin për Shërbimin Civil.
Ministri ka paralajmëruar se muajin e ardhshëm do të procedohet Koncept dokumenti për aprovim në qeveri ndërsa tri draft ligjet do të procedohen në pjesën e parë të vitit të ardhshëm për miratim në Qeveri dhe Kuvend.
“Ligji në fjalë është proceduar nga MAP, tash do të procedohet së pari koncept dokumenti ku do caktohen parimet dhe pastaj gjatë hartimit të ligjit do të bëhen rregullime edhe në këtë rast edhe nivelizimi i pagave bazuar në parimin ‘paga e njëjtë për punën e njëjtë’”, tha Yagcilar.
I pyetur se kush duhet të ketë pagën më të lartë në shtet – Presidenti, Kryeministri, kryetari i Bordit të Trustit Pensional apo drejtori i PTK-së? -Yagcilar ka thënë se këto parime do të propozohen në Koncept dokumentin dhe pastaj do të precizohen me Ligjin për Pagat.
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...