Sistemi ekzistues i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës nuk është ne gjendje të sigurojë cilësinë e derivateve të naftës në importe dhe në tregun e brendshëm.
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e prezantuar “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës” tha se cilësia e derivateve të naftës në import nuk është siguruar në nivelin e duhur. Kontrollet e importeve të derivateve të naftës të kryera nga Dogana nuk kanë qenë të përshtatshme dhe për pasoje nuk kanë arritur të sigurojnë se nafta e importuar në Kosovë plotëson kërkesat dhe standardet si ato vendore, ashtu edhe ato ndërkombëtare.
“Janë importuar derivate të naftës bazuar në testimin e numrit minimal të parametrave, mungesës së raporteve të testimit laboratorik në sistem, mungesës së informatave të plota në sistem për Trupat Inspektuese që kanë bërë marrjen e mostrave, pamundësisë së identifikimit të Trupave Inspektuese, mungesës së akreditimit të Laboratorit të Doganës si dhe mungesës së pajisjeve për testimet e nevojshme”, u tha në prezantimin e bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
Mangësitë e tilla kanë bërë që të mos ofrohet siguri mbi cilësinë derivateve të naftës në import si rezultat i mungesës së plotësisë dhe besueshmërisë së proceseve të marrjes së mostrave dhe testimeve.
Në raport u prezantua auditimi në tregun e brendshëm.
Në raport u tha se as cilësia e derivateve të naftës në tregun e brendshëm nuk është siguruar në nivelin e duhur.
“Kjo për faktin qe edhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka lejuar qarkullimin e derivateve te naftës në tregun e brendshëm mbi bazën e testimit të një numri të vogël të parametrave, mungesës së monitorimit adekuat të procesit të akreditimit, si dhe shkeljet e kërkesave të autorizimit nga Laboratorët dhe funksionimi pa autorizim i Trupave Inspektuese”, u tha në raport.
Më tutje përcaktimi i kontrolleve nuk bazohet në analizën e riskut, ka mungesë të testimeve për rezultate krahasuese, nuk ka ndërmarrje të masave ndaj derivateve në mënyrë që ato të tërhiqen nga pikat e shitjes si dhe laboratori mobil nuk është funksionalizuar.
Këto mangësi e vejnë në pikëpyetje kompetencën dhe besueshmërinë e marrjes së mostrave dhe testimit të tyre, dhe bëjnë që të mos ofrohet siguri mbi cilësinë e derivateve që qarkullojnë në tregun e brendshëm./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend