Aleanca Kosovare e Bizneseve për vitin e trembëdhjetë me radhë, sot hapi zyrtarisht projektin Javët e Biznesit Kosovar, me qëllim të promovimit dhe ngritjen e konsumit të prodhimeve vendore.
Edhe pse të ftuar kishte funksionarë të lartë të vendit, ftesës së tyre nuk iu përgjigj asnjëri nga ta.
I pranishëm atje sot ishte vetëm kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini ka bërë thirrje për konsum me të madh të produkteve vendore në mënyrë që të ndihmohen bizneset vendore, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit.
Ai, i ka bërë thirrje politikës që të mos pengojnë iniciativat e bizneseve, por të ndahen bizneset nga politika.
“Dua të ju bëjë ftesë institucioneve politike të Kosovës që të mos i pengojnë iniciativat e biznesit dhe të ekonomisë së saj, sepse ne kemi më shumë iniciativa dhe këto iniciativa duhet të ndahen nga politika. Politika nuk duhet që të jetë pengesë e tyre dhe kjo në shumicën e rasteve ka ndikuar negativisht. Por së fundi janë duke u vetëdijesuar, edhe ne duke paguar taksa m? ? shumë, edhe si konsumator për të konsumuar më shumë prodhime por njëkohësisht edhe institucionet e shtetit për të krijuar politika më të mira zhvillimore”, shtoi Shahini.
Ky projekt do të lëvizë në disa qendra të Kosovës, ndërsa do të nisë nga Mitrovica, e cila do të jetë bartës kryesor bashkë më zyrat regjionale të ABK-së.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Besian Mustafa tregoi se kjo ministri është duke punuar në disa projekte që mundësojnë lehtësira për të gjitha bizneset kosovare për të depërtuar në tregjet e huaja.
Ky projekt i cili është organizuar nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, përveç mbështetjes nga disa ministri të vendit, gjithashtu është mbështetur edhe nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore.
Përvaqësuesi i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Nehbi Hoxha ka thënë se ky bashkëpunim është mundësi e mirë për të dy vendet për të hapur më shumë rrugët për shkëmbim mallrash.
Agim Arifi nga Komuna e Bujanovcit, ka ftuar të gjithë konsumatorët kosovarë që të konsumojnë sa më shumë prodhime të Luginës së Preshevës , në shenjë përkrahje dhe ndihmese për ta.
“Kosova duhet të jetë e hapur edhe ngaj Shqipërisë, ndaj Maqedonisë por para së gjithash ndaj vëllezërve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Konsumoni prodhimet vendore, konsumoni prodhimet e Luginës së Preshevës, sepse vetëm kështu I ndihmon Luginës së Preshevës dhe vetëm kështu do ta mbrojmë nga të tjerët”, tha ai.
Përndryshe, gjatë periudhës 30 nëntor deri më 17 shkurt 2016, sa do të zgjasë organizimi, kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 100 kompani shqiptare, duke përfshirë edhe ato nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Preshevës, të cilat do të prezantojnë rreth 60 mijë produkte të sektorëve të ndryshëm.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...