Në vazhdën e aktiviteteve të shumta që janë duke u zhvilluar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, edhe në vjeshtën e këtij viti është filluar projekti i përvitshëm, ,,Pyllëzimi i sipërfaqeve të zhveshura dhe mirëmbajtja e tyre edhe për dy vite në vazhdim’’.
Ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës dhe është duke u implementuar nga dy kompani që janë kontraktuar. Sipërfaqja e përgjithshme e planifikuar për pyllëzim është 295 hektar e ndarë në 3 Llote të ndryshme në të gjithë Kosovën
Edhe këtë vit fidanët për pyllëzimin e këtyre sipërfaqeve janë marrë nga Fidanishtja pyjore që gjendet në fshatin Araberd të Istogut, e që është pjesë e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Punimet janë duke u monitoruar nga Agjencia Pyjore e Kosovës, në bashkëpunim edhe me Autoritetet Pyjore Komunale.
Projekti vetëm për pyllëzim ka filluar me datë 1 Tetor 2016 dhe pritet të përfundoj deri me 15 Nëntor 2016, ndërsa mirëmbajtja e tyre do të bëhet deri në fund të vitit 2018. Po ashtu me kërkesën e Komunës së Fushë-Kosovës, Agjencia Pyjore e Kosovës i ka ofruar një numër prej 25.000 fidanësh falas, për pyllëzimin e një sipërfaqe prej 10 hektar.
Ndërsa projekti i dytë që është duke u implementuar nga APK-ja, është edhe ai i ,,Mirëmbajtjes së pyllëzimeve të realizuara në vjeshtën e vitit 2015‘‘. Edhe ky projekt është duke u financuar nga MBPZHR – Agjencia Pyjore e Kosovës, dhe sipërfaqja e përgjithshme që duhet të mirëmbahet është 172 hektar. Punimet janë duke u zhvilluar nga një kompani e vetme, e cila është përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij projekti deri në fund të vitit 2017.
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës
Ana dhe Kevini nuk e dinë kush e ka shpallur Pavarësinë e Ko...