Nis projekti 7 milionësh në Mitrovicë

10:10 | 16 Maj 2017
Arbresh.info

 Kompleksi 7-milionësh i pishinave olimpike, në një hapësirë prej rreth 4 hektarë, është kompleksi i parë i këtij lloji në këtë pjesë të Ballkanit.

Ky projekt përfshin ndërtimin e një pishine të hapur olimpike, një pishinë të mbyllur gjysmë-olimpike, pishinën për vaterpolo, kërcimoren, lumin “dembel” për fëmijë, lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një hotel. Edhe në Shupkovc është duke u ndërtuar një pishinë gjysmë-olimpike.Kompania “ACI” e kontraktuar për realizimin e projektit të kompleksit të pishinave në afërsi të Ibrit në Mitrovicë ka filluar përgatitjet për fillimin e realizimit të projektit disa milionësh.

Përfaqësues të kompanisë “ACI” SHA, e cila do të ndërtojë kompleks të pishinave dhe objekte të tjera rekreative sportive afër lumit Ibër, Afrim Durmishi dhe Jusuf Haxhimehmeti, gjatë një takimi që kanë pasur me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë siguruar se projekti do të realizohet në afatin e paraparë.

Ata thanë se janë kryer të gjitha përgatitjet për të filluar me projektin, ndërsa kanë shtuar se janë në kontakte me kompani të njohura botërore për kontraktimin e projekteve.

Por, ata potencuan se për të filluar me realizimin e projektit kërkohet pëlqimi i Komunës së Mitrovicës si dhe i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që pastaj të fillohen me punën sipas dinamikës së paraparë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme