Frika për ndalim të importit dhe ngritje të çmimeve detyroi kosovarët që të grumbullojnë rezerva ushqimore menjëherë pas rasteve të para me covid 19.
E para nuk ndodhi madje u hap importi nga Serbia, ndërsa ka pasur lëvizje të çmimeve në produkte ushqimore në vend, shkruan arbresh.info.
Ngritje të çmimeve u vrejtën tek buka, mishi, qumështi, djathi, vezët, pemët, pijet.
Por, sipas Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” (IHÇK) për muajin prill 2020 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ngritje të çmimeve pati edhe te produktet mjekësore.
“Ngritje e çmimeve vërehet te nëngrupet: bukë dhe drithëra (0.4%); mish (0.3%); qumësht, djathë dhe vezë (1.8%); pemë (6.5%); ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.7%); pije alkoolike (1.0%); produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje (1.4%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK”, thuhet në raport.
E sipas çmimeve mesatare, një kg oriz në prill ka kushtuar 1.35 euro, ndërsa në mars 1.32 euro. 10 copë vezë muajin që lamë pas kanë kushtuar 2.63 euro ndërsa në mars 2.46 euro apo një kg mollë në prill ka kushtuar 0.93 euro ndërsa në mars 0.76 euro.
Ndërsa, rënie e çmimeve pati te nëngrupet: perime, përdorim i pajisjeve për transportin personal, rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës.
Sipas të njëjtit raport norma vjetore e inflacionit e matur në muajin prill 2020 me muajin prill 2019 ishte 0.3%./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...