Google ADS

Ngriten çmimet e materialeve ndërtimore

11:18 | 18 Dhjetor 2015
Arbresh.info

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit” për tremujorin e tretë të këtij vitit, ku vërehet se indeksi i tërësishëm i kostos së ndërtimit (IKN) në Kosovë është rritur për 0.5% në tre mujorin e tretë, krahasuar me tre mujorin e dytë të këtij viti.

Sipas ASK-së, ngritja e Indeksit të Çmimeve të Kostos të Ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: te materialet elektrike për 1.6%, me një ndikim prej 0.1% në IKN; te materialet hidro-sanitare, çmimet u ngritën për 1.5 % me një ndikim prej 0.1% në IKN; te materialet ndërtimore për 0.6%, me një ndikim prej 0.4% në IKN; te makineritë, çmimet u ngritën për 0.2%; si dhe te energjia për 0.1%, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve te kostot e tjera për -0.3%, pa ndonjë ndikim në IKN.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2014), IKN po ashtu është rritur për 1.0%.

Ngritja e Indeksit të Çmimeve të Kostos së Ndërtimit është vërejtur te disa kategori, si: te energjia për 14.9%, me një ndikim prej 0.2% në IKN; te pagat për 4.4%, me një ndikim prej 0.7 %; te materialet hidro-sanitare për 3.9%, me një ndikim prej 0.2% në IKN; te materialet elektrike për 2.6%, me një ndikim prej 0.1%, te makineritë për 1.6%, me një ndikim prej 0.1%.

Ngritja e çmimeve u neutralizua me rënien e çmimeve të materialeve ndërtimore për -0.5%, me një ndikim prej -0.3%; si dhe te kostot e tjera me -0.9%, pa ndonjë ndikim të theksuar në IKN.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme