Çmimet e konsumit në Kosovë që nga viti 2008 janë gjithnjë në rritje.
Më së vështiri këtë rritje të çmimeve po e përballojnë qytetarët.
Sipas tyre familjet në Kosovë e kanë të vështirë përballjen me këto çmime pasi pagat vazhdojnë të mbesin të njëjta.
Kimete Ferati, thotë se çmimet e larta janë problem për çdo familje në Kosovë, duke pasur parasysh të ardhurat e ulëta që kanë.
“Ka gjana që në Perëndim janë më lirë se këtu. Nuk mund me ja u plotësu fëmijëve ose të tjerëve ushqimet që nevojiten shkaku i shëndetit dhe vitaminave”, tha ajo.
Rritjen e çmimeve të konsumit e konfirmon edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës.
“Çmimet mesatare të vitit 2016, krahasuar me çmimet mesatare të vitit 2015 kishin një rritje prej 0,3 përqind”, tha Ilir Berisha nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për televizionin publik.
Selatin Kaçaniku nga shoqata “Konsumatori”, dyshon se janë rritur çmimet edhe më shumë sesa që thotë ASK-ja.
Megjithatë ai thotë se edhe më këto të dhëna, nuk e di se si ia dalin familjet të mbijetojnë.
“Nuk e di si ia del një familje pensionistësh, se di si ia del një familje që ka dëshmorë ose veteranë, nuk e di”, tha Kaçaniku.
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030