Çmimet e konsumit në vend është më i lartë për 0.1% në qershor 2018, krahasuar me një muaj më herët, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës.
Kjo për shkak të shtrenjtimit te nëngrupet e COICOP-it, pemë 4.6%, rrymë, gaz dhe lëndë djegëse të tjera 1.2%, përdorimi i pajisjeve për transportin personal 2.9%, ngritje e çmimit të naftës dhe benzinës me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.4 për qind në IHÇK.
Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra -0.5%, perime -5.6%, me një ndikim të përbashkët prej -0.3 për qind në IHÇK.
Shkalla e inflacionit e matur në qershor 2018 me muajin qershor 2017 ishte 0.8%.
Çmimet e konsumit janë më të larta për 0.8% në qershor 2018, krahasuar me qershor 2017, për shkak të ngritjes së çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it bukë dhe drithëra 1.5%, mish 1.1%, qumësht, djathë dhe vezë 1.8%, perime 9.0%, pije alkoolike 2.3%, duhan 3.2%, përdorim i pajisjeve për transport personal 8.4%, etj.
Ndërsa, ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it pemë -3.4%, sheqer dhe ëmbëlsira -8.4%, ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet -1.5%, rrymë, gaz dhe lëndë të tjera djegëse -7.0%, etj
“Bota është në zjarr”, Trump reagon pas sulmit me raketa të ...
Më shumë se 100 persona janë duke përgatitur padi kundër rep...
Sa herë në vit duhet t’i prisni flokët? – Këshillat e duhura
Çajrat bimorë që shuajnë dëshirën për cigare
Pas sulmit iranian, Ambasada e Shqipërisë tregon numrat ku q...
Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu: Irani do ta paguajë shtrenjt...