Qeveria e Kosovës kishte planifikuar të shpenzoj mbi 5 mijë euro për një tepison.
E nga zyra e kryeministrit kishte bërë të ditur se tepisoni ishte planifikuar të blihej për zyrën e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti.
Nga ky i fundit nuk ka pasur asnjë reagim.
Por, Ardita Dushi, ish-shefe e kabinetit të Hotit e ka konfirmuar për arbresh.info se tepisoni ka qenë i dedidukuar për zyrën e tyre.
Ajo madje e ka quajtur kërkesë joluksoze.
“Ka qenë i dedikuar për zyrën ku kemi qenë stafi i Hotit sepse i vjetri ka qenë shumë i dëmtuar. Nuk ka qenë kërkesë luksi”, ka thënë ajo.
Dushi ka shtuar se tenderi është refuzuar pasi parashikimit të vlerës.
“Kur kanë ardhë vlerësimet e atyre që i kanë bë, kompania ka dalë një shumë enorme të cilën ne e kemi refuzuar”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe Qeveria e Kosovës kishte hapur tender për furnizim me tepisona për ndërtesën e Qeverisë.
Vlera e parashikuar e kontratës është 5 mijë e 300 euro.
Aty ishin dhënë detaje për tepisonin.
“Tespisoni kërkohet të jetë me këto karakteristika: “1. Materiali 100%pp 2. Pesha e fijeve 2400gr m² 3. Lartësia e fijeve 17mm 4. Pesha totale 3300gr m² 5. Lartësia totale 19mm 6. Numri i fijeve 170640 m² (-7.5%+10%) 7. Tepisoni të jetë antistatik, antimagnetik dhe i lehtë për mirëmbajtje m² 310”, thuhet në njoftimin për tender”, thuhej në njoftim.
Ky tender ishte anuluar./arbresh.info/
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...