Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për vitin 2017.
Ky publikim ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazike të moshës, pensioneve kontributpaguese të moshës, pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim del se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 26 117 familje me gjithsej 106 628 anëtarë.
Kurse, nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme kanë përfituar 2 761 familje.
Ndërsa, nga skemat pensionale janë: 122 716 përfitues me pensione bazike të moshës; 43 300 përfitues nga me pensione kontributpaguese të moshës; 19 481 përfitues me pensione për personat me aftësi të kufizuara; 12 472 përfitues me pensione për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës; 36 032 përfitues me pensione për veteranët e luftës; 3 232 përfitues me pensione të Trepçës; 1 001 përfitues me pensione të Trupave Mbrojtëse të Kosovës; 288 përfitues me pensione për Forcat e Sigurisë së Kosovës; dhe 2 001 përfitues me kompensime për personat e verbër.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...