Google ADS

Nga janari deri në qershor, investimet e Trustit u tkurren për 161 milionë euro

14:07 | 2 Shtator 2022
arbresh.info

Paratë e kontributëdhënësve kosovarë u tkurren për 161 milionë euro, në gjashtë muajt e parë të këtij vitit.

Kaq është humbja nga investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovëës (FKPK), në tregjet e jashtme, sipas raportit mujor informativ të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), të muajit korrik.

Jeton Demi, zëdhënës për media në Trust, pati thënë për Buletinin Ekonomik se deri më datën 29 gushtit për vitin 2022, dy portofolet kryesore investuese kanë pasur këto lëvizje:

“Portofoli Standard ka shënuar ulje për -3.67%, ndërsa Portofoli Konservativ ka shënuar kthim pozitiv  prej +1.77%”.

Nga Trusti theksojnë se këto janë lëvizje vetëm periodike, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri në fund të vitit. 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme