Në Prishtinë është mbajtur konferenca me qëllim të vendosjes në pah nevojat urgjente për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike.
Nevoja urgjente për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit të energjisë elektrike si rrugë për të shmangur vartësinë nga importi dhe për të rritur parashikueshmërinë për furnizim me energji elektrike, krijimi i politikave më të përshtatshme në këtë drejtim, përfshirë edhe ndryshimet legjislative në favor të sektorit privat dhe shfrytëzuesëve tjerë të energjisë, si dhe ndikimi i sektorit të energjisë në zhvillimin ekonomik të vendit, ishin disa nga çështjet të cilat u diskutuan në konferencën e organizuar nga Oda Amerikane, mbi Qëndrueshmërinë Energjetike dhe Zhvillimin Ekonomik.
Krahas panelit të përbërë nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Pranvera Dobruna, Anëtare e Bordit në KEK, dhe Ibrahim Rexhepi, OJQ STRAS, pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe përfaqësues të bizneseve anëtare të Odës Amerikane, përfaqësues të insitucioneve të huaja dhe vendore, si dhe shoqërisë civile. Ndërsa, kjo konferencë u moderua nga Luan Dalipi, Partner Menaxhues në MDA.
Në hapje të konferencës, Dalipi tha se është e rëndësishme që përmes diskutimi të sotëm të arrijmë që sadopak ta qartësojmë qasjen e akterëve relevant në arritjen e një qëndrueshmërie të kënaqshme me energji elektrike, e cila do të shërbejë si katalizator i një zhvillimi të hovshëm ekonomik, që do të rezultonte me krijimin e vendeve të reja të punës dhe ngritjen e standardit të jetesës në shoqërinë Kosovare.
Duke e konsideruar si shumë të rëndësishme temën e kësaj konference, Ministri Stavileci u fokusua më tepër tek objektivat dhe projektet e qeverisë dhe zhvillimet aktuale në sektorin e energjisë dhe sektorët e tjerë që lidhen me zhvillimin ekonomik. Në këtë kontekst, ai theksoi infrastrukturën dhe energjinë si dy parakushtet eseciale që mundësojnë një zhvillim ekonomik, ndërsa si objektiva kryesore të sektorit të energjisë, përmendi projektet që lidhen me Kosovën e Re, Kosovën A, Kosovën B, si dhe Energjinë e Ripërtrishme dhe Efiqiencën. Më tej, në kuadër të projekteve të planifikuara, Ministri Stavileci tha se tanimë është lansuar fizibiliteti në aspektin teknik, ligjor dhe financiar për një fond të efiqiencës, i cili synon mbështetjen e amvisërisë dhe sektorit privat përmes: fondit garantues për kredi, subvencionimit të normave të interesit për kreditë që lidhen me eficiencën dhe energjinë e ripërtrishme, si dhe përmes granteve.
Në anën tjetër, Pranvera Dobruna nga KEK foli për disa nga kriteret, që sipas saj, janë shumë me interes për bizneset, përfshirë këtu furnizimin e garantuar, të pandërprerë dhe kualitativ me energji, tarifat sa më të vogla në faturim – gjë e cila arrihet përmes këshillimit rreth shfrytëzimit të energjisë me tarifa më të ulëta, dhe si pikë e tretë, ajo përmendi interesimin e bizneseve për investime në sektorin e energjisë. Sa i përket projekteve të mëdha në fushën e energjisë në vendin tonë, Dobruna tha se ato duhet të trajtohen në mënyrë sa më të drejtë, përmes vendimeve të duhura në këtë drejtim, ashtu që të sjellin përfitime si për bizneset, ashtu edhe për qytetarët e vendit tonë.
Ibrahim Rexhepi nga STRAS, tha se energjetika si sektor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit, duhet të trajohet si prioritet. Duke folur për stituatën aktuale energjetike dhe ambientin afarist në Kosovë, z. Rexhepi vlerësoi së nuk do të jetë e lehtë që të arrihet rritja e planifikuar ekonomike 4.5 %. Më tej, ai potencoi qe këto çështje duhet të kenë një trajtim serioz nga qeveria dhe mekanizmat e tjerë relevant, në mënyrë që të kemi një ekonomi konkuruese dhe planifikim afatgjatë të politikave tarifore, të cilat i cilësoi si shumë të rëndësishme drejt zhvillimit të sektorit të energjisë në vend.
Krahas diskutimit gjithpërfshirës dhe shkëmbimit të ideve në lidhje me të ardhmen e kësaj fushe, përfaqësuesit e kompanive anëtare të Odës Amerikane, patën mundësinë që në mënyrë të drejtpërdrejtë të adresojnë tek akterët relevantë të kësaj fushe, sfidat me të cilat përballen gjatë operimeve të përditshme të kompanive të tyre./rtk/
Haradinaj: Luan, linde 51 vjet më parë por për ne mbetesh gj...
Sot shënohet 80-vjetori i çlirimit të Tiranës
I mituri kanos me thikë një grua në shtëpinë e saj në Kaçani...
Gazetari kanoset përmes telefonit, rastin e lajmëron në poli...
Nën kërcënimin e thikës, hajnat vjedhin para në një market n...
Arrestohet pjesëtari i policisë në Ranillukë, dyshohet se u ...