Google ADS

Nënshkruhet marrëveshje me USAID-in për aftësim të punëtorëve

11:55 | 21 Janar 2016
Arbresh.info

Qëllim i institucioneve të vendet, mbetet krijimi i vendeve të reja të punës, pasi që niveli i papunësisë në Kosovë, vazhdon të jetë i lartë

Kështu u tha me rastin e nënshkrimit së marrëveshjes në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ambasadës së Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimim (UNDP), për implementimin e Programeve Aktive të Tregut të Punës. Përmes kësaj marrëveshje, synohet që të aftësohen dhe integrohen së paku 130 persona për tregun e punës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi, tha se kjo marrëveshje përkrah synimet e MPMS në aftësimin, riaftësimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës, për një periudhë 12 mujore. Ndërsa pohoi se përmes kësaj marrëveshje, synohet aftësimi i punëtorëve si dhe t’i ndihmojnë bizneset financiarisht, duke bërë subvencionimin e pagave për 130 punëkërkues të rinj nëpër biznese.

 

“Ky projekt është i hapur për të gjithë, por ka preferenca pozitive për punëkërkueset femra dhe në sektorët që ne si Ministri së bashku me partneret tanë, mendojmë që janë sektorët të cilët mund të gjenerojnë vende të reja të punës, të qëndrueshme… Ajo çka fillojmë sot përmes kësaj marrëveshje, është pikënisje për një bisedë që kemi pasur dhe me Ambasadën Britanike për një projekt më të madh. Kjo do të jetë si një pilot projekt ku fillojmë me diku me 130 punëtorë, të cilëve ne do të u paguajmë pagat 15 përqind për 12 muaj”, tha Abrashi.

Edhe Ambasadori i Britanisë në Kosovë Ruairi O’Connell, tha se Kosova vazhdon të ketë nivel të lartë të papunësisë. Ndërsa pohoi se do të vazhdojnë përkrahjen për Kosovën, në mënyrë që t’i ndihmojnë institucioneve të saj, për të krijuar një Kosovë më të mirë.

 

“Niveli i papunësisë në Kosovë, është në nivel shumë të lartë. Çdo sondazh tregon se papunësia është shqetësimi i parë, apo shqetësimi i dytë, për qytetarët në Kosovë. Në të njëjtën kohë universitetet janë plot me studentë, por bizneset ende ankohen për mungesën e aftësimit të fuqisë punëtore dhe për koston e madhe që ata kanë në aftësimin dhe përgatitjen e punëtorëve për punë. Për ne në Ambasadën britanike, për mua personalisht zhvillimi ekonomik është prioritet, sepse është interes jo vetëm i Kosovës dhe qytetarëve të saj”, tha O’Conell.

Ndërsa shefi I UNDP,së në Kosovë, Andreë Rusell tha se Kosova duhet të ketë një situatë shumë më të mirë të punësimit dhe një ekonomi më të qëndrueshme.

 

“Duhet të kemi një situatë shumë më të mirë të punësimit në Kosovë dhe një ekonomi të qëndrueshme që bazohet në burimet kosovare, që ju i keni. Rinia e Kosovës keni kapacitete të mëdha që duhet të përdoren për rritjen e ekonomisë dhe dëshirojmë të jemi pjesë. Jemi duke punuar të ndihmojmë ambientin ku punoni”, tha Rusell.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme