Nënshkruhet marrëveshja për implementimin e projektit “Ndihmë tregtisë”

12:15 | 14 Shtator 2016
Arbresh.info

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë(KIESA) dhe UNDP, sot nënshkruan marrëveshjen për implementimin e projektit “Ndihmë tregtisë” në Kosovë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim nxitjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike. Drejtori i KIESA Besian Mustafa, me këtë rast tha se marrëveshja me UNDP parasheh mundësimin e punës praktike për rreth 150 studentë nëpër ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme.

Sipas tij, kostoja e këtij projekti është rreth 160 mijë euro. Edhe përfaqësuesja e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, tha se projekti në fjalë ka për qëllim përkrahjen e MTI-së për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme