Qeveria e Republikës së Kosovës nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi zhvillimor me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.
Marrëveshja e cila u nënshkrua sot nga ministri i Fincancave Avdullah Hoti dhe ministri gjerman i Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik, Gerd Müller, arrin vlerën prej 29.5 milionë euro, ku 17 milionë janë asistencë financiare dhe 12.5 asistencë teknike, shkruan kp.
Këto fonde janë të orientuara në shumë sektorë të ekonomisë, duke kombinuar arsimin, tregun e punës, çështjen e kadastrës, efiçiencën e energjisë dhe fusha të tjera.
Ministri Hoti e falënderoi Qeverinë Gjermane për kontributin që ka dhënë ajo për këto 15 vite, duke cekur se deri më tani ky shtet ka dhënë ndihmë prej 480 milionë euro për projekte zhvillimore në të gjitha fushat.
Sipas tij, e mira e këtyre fondeve është që janë të ndara për sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe se ato do të ngritin kapacitetet teknike të stafit vendor.
Ai theksoi se gjatë takimit ata kanë biseduar edhe për plot ide të tjera, në mënyrë që të zgjerohet bashkëpunimi i dy shteteve në të ardhmen edhe në fusha të tjera. Hoti përmendi edhe një ide për të cilën ka folur me ministrin Müller, e që ka të bëjë me krijimin e një fondi për të financuar bizneset e kosovarëve që jetojnë në Gjermani, por që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
Ministri gjerman Müller, theksoi se Gjermania i qëndron Kosovës përkrah në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik përmes investimeve private. Për këtë arsye, ai ka marrë me vete edhe shumë përfaqësues nga ekonomia gjermane.
Ai tha se ata janë të interesuar më së shumti të investojnë në të rinjtë e Kosovës dhe për këtë arsye në marrëveshjen e nënshkruar janë paraparë një sërë projektesh në fushën e arsimit profesional.
Muller ka shtuar se do ta vazhdojnë bashkëpunimin me Kosovën edhe në të ardhmen dhe dëshirojnë të mbështesin edhe në ndërtimin e odave tregtare.
Amir Rrahmani asiston në ndeshje ndaj Interit
Luana Vjollca thekson belin e formësuar në imazhet e fundit
Flet trajneri që goditi garuesen 8-vjeçare pas humbjes: Jam ...
Vullneti tregon gabimin më të madh që ka bërë në shtëpi
Terrorizmi dhe krimet e rënda, SPAK do të “filtrojë” udhëtar...
Digjet shtëpia tre katëshe në Suharekë, vlera e dëmit kap sh...