Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës sot u nënshkrua Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, ndërsa pjesëmarrës në këtë ceremoni ishte edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu.
Ministri i Financave Avdullah Hoti duke vlerësuar lart nënshkrimin e marrëveshjes tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që me shtetet me të cilat ka bashkëpunim ekonomik dhe me vendet ku është e përqendruar diaspora kosovare, të arrijë marrëveshje të tilla.
“Britania e Madhe është njëri ndër shtetet i cili ka dhënë kontribut të madh në ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të shtetit të Kosovës. Kjo Marrëveshje është dëshmia më e mirë se sa kemi përparuar në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona”, tha Hoti.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell, tha se së bashku me ministrin Hoti kanë dashur që nënshkrimi të bëhet sa më afër bizneseve sepse ata janë përfitues.
“Jam i sigurt se kjo marrëveshje do të shërbejë në inkurajimin e mëtutjeshëm të tregtisë dhe investimeve bilaterale”.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës