Sot në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes për kredi ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për financimin e projektit rehabilitmi i linjës 10 të Hekurudhës.
Marrëveshja kredi në vlerë prej 42 milionë euro do të nënshkruhet nga ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Bankës Evropiane të Investimeve Romualdo Massa Bernucci.
Në të njëjtën kohë, BE-ja do të mbështesë fillimisht këtë projekt me një grant prej 40 milionë eurosh për përgatitjen dhe zbatimin e projektit.
Ky projekt do të integrojë rrjetin hekurudhor të Kosovës në korridorin Orient/Lindja-Mesdhetare, duke lidhur Ballkanin Perëndimor me Austrinë, Greqinë dhe Bullgarinë, si pjesë e Korridoreve të Rrjetit Kryesor të Rrjetit Trans-Evropian të Transportit.
Në prill 2015, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë arritur një marrëveshje për rrjetin kryesor të transportit dhe në qershor 2015 kanë arritur marrëveshje për zgjerimin e tre korridoreve kryesore të Rrjeteve Trans-Evropiane të Transportit për në Ballkanin Perëndimor.
Ato kanë identifikuar projektet prioritare përgjatë seksioneve të këtyre korridoreve që do të implementohen deri më 2020.
Në BE, rrjeti kryesor lidh të gjitha kryeqytetet e BE-së, qendrat ekonomike kryesore dhe portet më të mëdha. Zgjerimi i korridoreve të rrjetit kryesor për në Ballkanin Perëndimor mundëson përshpejtimin e reformave politike dhe rregullative, derisa përpjekjet dhe investimet e shtuara për korridoret kryesore dhe ndër-lidhjet sigurojnë integrim më të afërt me BE-në.
Ato gjithashtu sigurojnë bazën për investim leverazhi në infrastrukturë, si mbështetja e BE-së përmes Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor dhe mjetit për lidhjen e Evropës “Connecting Europe Facility”.
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...