Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini ka thënë se “sektori privat është në gjendje të rëndë”.
Sipas tij, në vitin 2016, edhe bizneset edhe qytetarët kanë pasur telashe.
“Biznesi dhe qytetarit dhe neve si konsumator na është shtrejtuar shporta ditore familjare. Ne nuk kemi mundur të blejmë diçka më lirë se vitin e kaluar. Përshkallëzimi i TVSH-së nga 16 në 8% nuk është dukur fare, pasi kemi paguar rrymë më shumë”.
“Tek qytetari, paguan TVSH më pak, por që çmimi në anën tjetër është rritë. Rimbursimi këtu nuk vërehet. Kurse për faljen e borxheve bëhet fjalë prej 30 milionë, që përfshin biznese edhe qytetar”.
“Nuk duhet të kënaqemi me reformën e bërë dhe duhet të luftojmë më shumë si komunitet i biznesit. Qeveria duhet të ofrojë mundësi që një biznes të rritet. Këtë vit janë mbyllur 2 mijë e 200 biznese që është shqetësuese. Janë mbyllur rreth 5 mijë vende të punës”.
Shahini që këto deklarata i ka bërë në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se ekonomia nuk ka shkuar në binarë të shëndoshë.
“Tek ne ekonomia dhe politika janë bërë bashkë prandaj kemi rënie”.
Dita e ndeshjes, Kosova pret në ‘Fadil Vokrri’ Lituaninë
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”