Në rast të bllokimit të importit nga vendet e prekura me koronavirus, qytetarët e Kosovës do të kenë problem edhe me produkte ushqimore.
Kjo pasi sasia më e madhe e produkteve vie nga shtete tjera duke përfshirë edhe lëndën e parë që e përdorin prodhuesit kosovarë.
Për këtë i është kërkuar edhe Këshillit Nacional të Sigurisë që të rriten rezervat e disa produkteve.
Kështu ka bërë të ditur në një intervistë dhënë për arbresh.info drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.
Ai ka insistuar se kjo duhet të bëhet së paku për produkte bazike.
“Nuk është ideja të mbyllet pasi nuk rrezikohen por këta janë zinxhirë të rëndësishëm të furnizimit për ekonominë evropiane, rajonale e veçanërisht për ekonominë e Kosovës e cila importon shumë produkte përfshitë edhe Kinën edhe Italinë. Unë insistoj të ketë kujdes në pjesën e artikujve bazik, artikujve që mund të mbulohen edhe me rezervë shtetërorë dhe kam kërkuar edhe nga Këshilli Nacional i Sigurisë që ta rris rezervën te produkteve si gruri dhe artikuj shumë të rëndësishëm te qytetarët e vendit. Nuk ka mundësi të mbuloj shumë produkte për shkak se pothuajse edhe nuk prodhohen gati, ne prodhojmë një sasi të caktuar e që lëndën e parë e marrim nga jashtë”, ka thënë ai.
Ndërsa ka shtuar se duhet bërë përgatitje.
“Unë e kam potencuar që duhet pas një përgatitjet për efektet afatshkurta, afatmesme dhe afatgjatë, këtë e kanë bërë edhe vendet e rajonit dhe vendet evropiane. Duhet të trajtohet mundësia e çrregullimit të tregut, kjo është imediatja pastaj dhe të përgatitemi që të ketë edhe një recesion ekonomik në nivel global”, ka thënë ai.
Ndërsa i pari i OEK-së duke folur për rrezikimin e kontribut- paguesve kosovarë që gjenden jashtë shtetit.
Sipas Rukiqit nuk ka rrezik nga diçka e tillë sepse pritet që shpejt të stabilizohet gjendja.
“Preken por bursat rikthehen pastaj, duhet të shihen me kujdes, ka pas lëvizje të çoroditura në tregjet globale, nuk ka ndonjë mekanizëm as Trust-i të veproj shumë shpejt dhe besoj se edhe tregjet do të stabilizohen kur të ka informata pozitive. Stabilizim kemi pas nga Azia pasi ka rënie të numrit të të prekurve edhe për shkak të paralajmërimit të Qeverisë Amerikane se do të jetë simulues edhe në rast se preken banorët në Amerikë e do ta kenë të pamundur të punojnë do të kompensohen. Çdo gjë që është e lidhur me tregjet ndërkombëtarë e ka rriskun e vet”, ka përfunduar ai.
Por ndryshe nga Rukiqi, ishte shprehur kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi.
Ai në prononcim dhënë për arbresh.info kishte kërkuar nga TRUST të informoj qytetarët vazhdimisht për gjendjen e tyre.
“Ekziston një rrezik i madh pas përhapjes së coronavirusit, ne besojmë si Odë se Trusti duhet t’i ketë parasysh këto dhe do të merr masa reciproke e jo pas një kohe të gjatë ne si qytetarë të informohemi mbi humbjet që janë shkaktuar në tregjet vendore nga investimet që i ka bo Trusti”, ka thënë ai.
Skenderi ka shtuar se nuk dihet as ku saktësisht janë investuar këto para./arbresh.info/
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...