Sot në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale u nënshkrua marrëveshja në mes të Ministrisë së Punës, Helvetas Swiss Cooperation Kosovo dhe GiZ-it për bashkëfinancim në ndërtimin e zyrës model të punësimit në Rahovec.
Siç thuhet në një komunikatë, Zyra e Punësimit në Rahovec do të jetë zyra e parë e këtij lloji e cila do të ketë standarde më të larta si për nga ndërtimi ashtu edhe për nga funksionaliteti ku do të ngërthejë vizionin e Agjencionit të Punësimit dhe shërbimeve të reja që do të ofrohen si shërbimet online për trajnimet e ofruara, vendet e lira të punës, shërbimet online për punëdhënësit dhe shërbime të tjera në dobi të qytetarit.
Ministri Abrashi në bashkëbisedim me James Macbeth dhe Heini Conard shprehi falënderimin për përkrahjen e vazhdueshme që GIZ dhe Helvetas i kanë ofruar Ministrisë së Punës në vizionin e kësaj ministrie për ofrimin e shërbimeve sa më të shumta për trajnim profesional me mundësi punësimi për qytetarët e Kosovës.
Investimi në ndërtimin e kësaj zyre kap shumën e rreth 170,000.00 eurove ku Ministria e Punës do të kontribu oj me rreth 30,000.00 euro.
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri