Ka mbetur edhe një javë deri te përfundimi i gjysmë vjetorit të parë të këtij viti shkollor.
Por komuna e Malishevës tashmë ka dhënë tenderin për transport të nxënësve me nevoja të veçanta.
E në njoftimin për dhënë të tenderit me titull ;Transporti i Nxënësve me Nevoja të Veçanta’ i bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik bëhet e ditur edhe kohëzgjatja e tij.
Por data e fillimit të punës është tre muaj më herët, shtatori i këtij viti, ndërsa data e përfundimit 16 qershori i vitit që po hymë.
“Data e fillimi: 26.09.2019 – Data e përfundimit: 19.06.2020”, thuhet në njoftim.
Në përshkrim të kontratës thuhet se nxënësit do të transportohen në shkollën fillore të mesme të ulët ‘Ibrahim Mazreku’
“Do të bëhet transporti i nxënësve me nevoja të veçanta të cilët vijojnë mësimin ne SHFMU Ibrahim Mazreku -Malishevë”.
Para hapjes së tenderit Kuvendi Komunal i Malishevës kishte planifikuar të shpenzonte shumën prej afër 1 mijë euro ose saktësisht 9.995
E Operatori Ekonomik i cili ishte i vetmi që kishte aplikuar e që edhe ishte shpallur fitues ishte ‘Valbon S. Berisha B.I’.
Ky OE ka ofruar vlerën prej 9.894,00./arbresh.info/
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...