Me rastin e ditës tradicionale të vjeljes së mollës, sot në fshatin Kovragë të Istogut u nda çmimi për pemëtarin më të mirë të vitit, çmim ky i cili shkoi për Frashër Blakaj, ndërsa u shpërblyen edhe pesë pemëtarët më të zellshëm. Në këtë ditë, pemëtarët e mollëve nënshkruan një marrëveshje me kompaninë ELKOS group, për grumbullimin dhe kultivimin e mollëve.
Në ditën tashmë tradicionale për fermerët e Kovragës, i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, i cili është zotuar se do t’i përkrahë, duke shtuar se kjo është një ditë e rëndësishme për fermerët, pasi që e njëjta shënon rritjet e punës së tyre dhe rezultatet që i kanë arritur ata me mundin e tyre si fermerë.
Drejtori i programit Agro të USAID-it, Mark Wood, tha se duhet të punohet në atë mënyrë që për pesë vitet e ardhshme të rriten prodhimet dhe ato të eksportohen edhe jashtë vendit.
Ndërsa, pronari i kompanisë ELKOS, Ramiz Kelmendi, tha se ministria duhet të përkrahë më shumë fermerët në Kosovë, pasi që sipas tij qytetarët e Kosovës kanë treguar se janë zgjuar, punëtor dhe të zellshëm për punë.
Ministri Krasniqi, tha se Ministria të cilën ai e drejton, sektorin e pemëve dhe pemëtarisë e sheh si sektorin më strategjik dhe më të drejtë, e që brenda kësaj është edhe kultura e mollës.
Mark Wood nga programi Agro i USAID-it, tha se tani fermerët po ballafaqohen me konkurrencë të importit, e për këtë ai tha se fermerët duhet të sigurohen që në vitet e ardhshme prodhimet vendore të eksportohen jashtë vendit.
Përkushtimi dhe puna e fermerëve e arritur u vlerësua edhe nga pronari i ELKOS group, Ramiz Kelmendi.
Ai tha se qytetarët e Kosovës e kanë treguar punën dhe arsimin e tyre, e që sipas tij atyre u duhet më shumë mbështetje nga politikat fiskale dhe politikat kreditore profesionale.
Minsitri Krasniqi ka treguar se me të gjitha investime të bëra nga Ministria e Bujqësisë është arritur që 60 për qind e sipërfaqes është mbuluar me konsum vendor. Por ai tha se asnjëherë nuk duhet të thuhet se është bërë mjaft.
Rezultate më të mira këtë vit po pret edhe fituesi si pemëtari më i mirë i vitit, Frashër Blakaj. Ai tha se duhet me ngrit edhe më shumë prodhimin pasi që tashmë e kanë tregun.
Në shënimin e Ditën tradicionale të mollës, në fshatin Kovragë të Istogut, edhe pse ishte i ftuar kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova, ai nuk ishte i pranishëm. Siç thanë përfaqësues të kësaj komune, arsyeja e mosardhjes së tij ishte mbledhja që kishte në Kuvendin Komunal.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/ne-kovrage-te-istogut-u-shenua-dita-tradicionale-e-molles-52078/#sthash.kCgzICQc.dpuf
Arrestohet një person në Fushë-Kosovë, dyshohet për veprat ‘...
Udhëheqësit e BE-së diskutojnë për sigurinë gjatë takimit në...
Osmani takohet me Erdoganin në Budapest
E merr një mesazh nga fëmijët përmes dronit, përlotet Drenus...
Abdixhiku poston fotografitë e kandidatëve për deputetë nga ...
Aliu pret në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë