Në Kosovë pothuajse të gjithë rrugët janë të asfaltuara.
Nga 2,311.7 km rrugë vetëm 4.4 % e tyre ende nuk janë asfaltuar, shkuan arbresh.info.
Kështu bëhet e ditur në Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për TM2 2020 të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) .
Aty thuhet gjithashtu se saktësisht pa asfalt në Kosovë janë 101 km.
“Nga tabela e mësipërme vërehet se në vitin 2019 nga gjithsejtë 2,311.7 km rrugë, 2,210.7 km apo shprehur në përqindje 95.6% janë rrugë të asfaltuara, ndërsa 101 km apo 4.4 % e rrugëve janë të pa asfaltuara”, thuhet në raport.
Aktualisht në vend gjatësia e auto udhëve është 137.2 km.
“ASK-ja (Agjencia e Statistikave të Kosovës) nga Ministria e Infrastrukturës për vitet 2009 dhe 2010 ka marrë vetëm ndryshimet në gjatësinë e rrugëve Nacionale dhe Regjionale kurse duke filluar nga viti 2011 e këndej kemi filluar të pranojmë edhe të dhënat për kategorinë – Auto udhë. Kështu gjatë vitit 2011 kemi pasur gjithsej 38 km Auto udhë të reja, në vitin 2012 kësaj i janë shtuar edhe 22.4 km gjatë vitit 2013 po ashtu janë shtuar edhe 17.6 km, në vitin 2016 janë shtuar 20 km , ne vitin 2017 janë shtuar 10 km , në vitin 2018 janë shtuar 11 km, kurse ne vitin 2019 janë shtuar 18.1 km dhe tani gjatësia e Auto udhës3 gjithsej është 137.2 km”, thuhet në raport.
Ndërsa gjatësia e rrugëve regjionale është 1,509.4 km
“Në vitin 2018 janë shtuar 11.3 km rrugë Nacionale, ne vitin 2019 janë shtuar 23.4 km dhe tani gjatësia e e rrugëve Nacionale është 665.2 km. Në vitin 2015 janë shtuar 10.3 km rrugë Regjionale ,në vitin 2018 janë shtuar 8.9 km, kurse ne vitin 2019 janë shtuar 195.5 km dhe tani gjatësia e rrugës Regjionale është 1,509.4 km”, thuhet në raport.
Në të njëjtin raport të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) thuhet se që nga pas lufta e gjerë në vitin 2019 janë bërë investime kapitale në ndërtimin e rrugëve në Kosovë.
Pasi që investimet janë në vijim, ende nuk është bërë ri klasifikimi i rrugëve. Klasifikimi i rrugëve, sipas standardeve të ndërtimit bëhet nga bordi i drejtorive përkatëse./arbresh.info/
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...