Në Kosovë lindën mbi 20 mijë foshnje gjatë vitit të kaluar

15:53 | 15 Qershor 2020
Arbresh.info

Pothuajse nga 2 mijë foshnje kanë lindur çdo muaj në Kosovë.

E gjatë vitit që kamë lamë pas në Kosovë kanë lindur gjithsej 21 899 foshnje, shkruan arbresh.info.

Sipas raportit “Statistikat e Lindjeve në Kosovë” për vitin 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), prej tyre 21 798 janë lindje të gjalla, ndërsa 101 janë lindje të vdekura.

“Të dhënat në këtë publikim janë paraqitur të dhënat administrative për vitin 2019, që janë grumbulluar nga zyrat e gjendjeve civile. Janë grumbulluar gjithsej 26 263 fleta statistikore për lindje DEM-1. Këto të dhëna tregojnë se 21 899 janë lindje, që kanë ndodhur në Kosovë, prej tyre lindje të gjalla janë 21 798. Kurse, 101 janë lindje të vdekura dhe janë regjistruar 4 364 lindje që kanë ndodhur jashtë Kosovës”, thuhet në njoftim.

Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave 25 deri 29 vjeçare.

“Numri më i madh i nënave, që kanë lindur fëmijë, është i grup-moshave: 25-29 vjeçare me 35.5%; grup-moshat 30-34 vjeçare me 26.7%; grup-moshat 20-24 vjeçare me 18.6%; dhe grup-moshat e tjera përbëjnë 19.1%, të numrit të përgjithshëm të lindjeve. Mosha mesatare e femrave që kanë lindur fëmijë në vitin 2019 ishte 29 vjeçe. Fëmijën e parë e kanë lindur 37.6% e nënave; 32.2% e nënave kanë lindur fëmijën e dytë; dhe 19.8% e nënave kanë lindur fëmijën e tyre të tretë, e kështu me radhë”, thuhet më tej në njoftim.

Shtatë nëna lindën treneq dhe 297 nëna kanë lindur bineq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme