Numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ka arritur 1.73 milionë, apo thënë në përqindje 95.4 për qind të popullsisë. “Vala” prinë me 53.4 për qind të tregut.
Më shumë se 95 për qind e qytetarëve të Kosovës kanë nga një numër të telefonit, që nënkupton se gati secili qytetarë posedon një celularë. Sipas një raporti që e ka publikuar Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2014, në duart e qytetarëve janë rreth 1.7 milionë numra.
Sipas këtij raporti numri i përdoruesve të telefonisë mobile në Kosovë ka arritur 1.73 milionë, apo thënë në përqindje 95.4 për qind. Nga këta përdorues, telefoni “Vala” mban 53.4 për qind të numrave, “IPKO” ka 36.2 për qind dhe “Z Mobile” 10.4 për qind.
Sipas të hyrave “Vala” vazhdon të ketë afër 54 për qind të të hyrave të tregut.
Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, ekonomive familjare dhe të banesave, që është zhvilluar në vitin 2011, në Kosovë jetojnë rreh 1.8 milionë banorë rezident. Komisioni parlamentar megjithatë duket të jetë pak i vonë, pasi që arriti ta debatoj vetëm raportin e vitit 2014 dhe jo të vitit të kaluar.
Gjesti-Xhenetës: Ose po e përkrahim njëri-tjetrin, ose po e ...
Banka Qendrore e Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimit
Rama: Vetëm këtë vit në kryeqytet janë mbjellë 30 mijë kuror...
Tayna lanson projektin e ri muzikor “Obsesion”
Ndërron jetë papritmas Aulon Grabovci, nipi i politikanit të...
Ndeshja mes Francës dhe Izraelit u ndoq nga numri më i vogël...