Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se është tepër herët për të thënë nëse shpërthimi i koronavirusit ka arritur pikën kulmore, por shtoi se e mërkura ishte dita e parë që numri i përgjithshëm i infektimeve të reja në Kinë shënoi rënie. Organizata ka bërë thirrje për fonde prej 675 milion dollarësh për të luftuar koronavirusin e ri, kryesisht përmes investimeve në vendet që konsiderohen në rrezik. Numri i vdekjeve nga koronavirusi është rreth 500, me më shumë se 24.300 raste të konfirmuara në Kinë. Jashtë Kinës ka 191 raste të konfirmuara në 24 vende.
Në Hong Kong dhe në Kinë, rrugët janë të zbrazëta ndërsa bizneset janë mbyllur me një karantinë të rreptë për të frenuar përhapjen e virusit, i cili ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda, thotë David Dollar i Institutit Brookings, një grup studimi në Uashington, DC.
“Në Kinë ka zona që prodhojnë rreth dy të tretat e PBB-së të cilat kanë zgjatur pushimet e tyre edhe për dy javë të tjera. Punëtorët nuk po kthehen në fabrika. Pra, tremujori i parë dhe me siguri edhe tremujori i dytë i vitit 2020 do të kenë rezultate shumë të dobëta ekonomike.”
Francis Lun, Drejtor Ekzekutiv i firmës Geo Securities në Hong Kong, paralajmëron se ndikimi mund ta tejkalojë Azinë.
“Rritja ekonomike globale mund të zvogëlohet me 0.5 përqind,” thotë zoti Lun.
Li Zimin, fermer luleshtrydhesh në Jiujiang, në kufi me provincën Hubei ku ka origjinën virusi, thotë se kjo periudhë e vitit duhet të ishte “sezoni i pikut”. Por për shkak të virusit, të ardhurat e tij të përditshme janë zvogëluar mjaft.
38-vjeçari ka rreth 23 serra të përhapura në 1.5 hektarë tokë në një zonë ku shikon mjaft vreshtarë dhe mbledhës të luleshtrydheve.
“Padyshim jam shumë i mërzitur. Por kjo epidemi nuk është krijuar nga njeriu, prandaj nuk kemi se çfarë t’i bëjmë. Thjesht shpresoj se epidemia do të përfundojë shpejt dhe shitja e luleshtrydheve do t’i kthehet normalitetit”.
Përhapja e virusit ka prekur edhe lojërat e fatit në Makaon e qeverisur nga Kina, ku kazinove u është kërkuar të mbyllen për dy javë. Kazinot e Makaos zakonisht janë të mbushura me kinezë të pasur, por këtë javë ato janë të zbrazëta për shkak se njerëzit po përpiqen të shmangin koronavirusin.
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...
Jashari, lojtari më i mirë i gjysmësezonit tek skuadra e tij
Për herë të gjashtë radhazi, Drenasi shpallet kampion në Gra...
Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live ...