Të gjithë e dinë rrezikun dhe dëmet që mund të sjellin tërmetet, por askush nuk po e merr parasysh rrezikun edhe në rastet kur po nisin ndërtimet në zonat të ndryshme të Kosovës.
Nëse marrim zonat më të rrezikshme për ndërtim në Komunën e Prishtinës, Shemsi Mustafa, udhëheqës i Rrjetit Sizmik të Kosovës, thotë që secila zonë ka rrezikun e vet, por që dallohen ato me rënie më të mëdha. Rëniet e theksuara janë kur topografia është e theksuar, ku ka pjerrtësi shumë të madhe.
Ai ka treguar për Ndërtimi.info përgjatë një interviste se zonat më të rrezikshme në Prishtinë, janë ato zona që kanë rënie më të mëdha, ku përfshihen Lagjja e Veternik dhe Matiqanit( pjesa që lidhet me pjesen rënëse të Veternikut). Edhe pse ka rrezik në këto lagje, ai thotë se duhet të ketë studime shtesë dhe të kërkohen nga investuesi se a janë bërë të gjitha analizat.
“Dihet që prej zonave faktikisht më të rrezikshme në Prishtinë janë që kanë formacion më të më të dobët dhe që kanë rënien më të mëdha, dhe duhet të kemi kujdes se tash edhe në ato rëniet më ë mëdha duke u ndërtuar. Tash e shoh një pjesë të Veternikut dhe Matiqanit… në formacion nuk është i dobët dhe është i mirë për ndërtime, por PATJETËR duhet të bëhen studime”, ka përfunduar Mustafa, duke vënë theksin te rënia e terrenit.
Studimet për zonën ku planifikohet për t’u ndërtuar, sipas Mustafës, duhet të ndodhin në secilën pjesë të Kosovës, pasi secila zonë ka rrezikun e vet. E të gjitha mëdyshjet i sqarojnë studimet, që paracaktojnë edhe masat që duhen marrë përgjatë ndërtimit.
Lagjet tjera që duhet të ketë kujdes në ndërtim janë Dragodani, Vranjevci, Lagjja e Spitalit dhe Kolovica
“Ne kemi disa lagje, duke filluar nga Vranjevci, Dragodani, lagjja Spitalit e tash kanë filluar edhe lagjja nga Kolovica ku kemi pas raste dhe rrëshqitjet në dalje të Prishtinë ka pas dhe që komplet objekti ka lëviz”, tregoi ai.
Nis zbukurimi i shesheve të Prishtinës për festat e fundviti...
Partitë e vogla i propozojnë Begajt datën e zgjedhjeve në Sh...
Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr ...
FSK-ja trajnohet me pjesëtarë amerikanë dhe gjermanë të KFOR...
Hajrullahu: Pritet që për 5 vite programet e UP-së të marrin...
Barcelona nuk është e sigurt nëse Jonathan David do të kisht...